Legjenda e Flamurtarit Vasil Ruçi, ka dhënë versionin e tij për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e cila do të mbahet në datën 26 mars, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Ruçi ishte në një lidhje live me emisionin “Mega Sport” në A2 CNN, ku “koka” e diskutimit u bë dyshja ofensive Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti:
“Është dilemë shumë e madhe këtë radhë, për arsyen se janë disa lojtarë në gjendje shumë të mirë sportive, apo do rikthehemi te tradita. Kjo është një vështirësi shumë e madhe dhe kërkon një përzgjedhje shumë të zgjuar.
Pra, kemi lojtarë si Muçi, ose unë do preferoja edhe Anis Mehmetin, të cilët kanë gjendje shumë të mirë sportive, apo do mbetemi te tradita me lojtarët e vjetër. Të gjithë e dimë se Muçi ka gjendjen më të mirë. Dilema e madhe është nëse Sylvinho do e vendos titullar ish-sulmuesin e Tiranës kundër Polonisë ose jo.
E kam thënë dhe e them prap, duhet të jemi me 3 kontrollorë në mesfushë dhe jo Kristjan Asllanin, nuk na duhet. Nuk ka nevojë për shumë organizim mbrapa, por për thyerje. Të thyejmë shpejtë manovrën e rivalit dhe ta nisemi shpejtë.
E rëndësishme që trajneri ta nxjerri ndeshjen me fitore ndaj Polonisë. Dhe për ta bërë diçka të tillë, logjika e trajnerit ka të bëjë me përzgjedhjen e lojtarëve. E përsërisë, çdo gjë kësaj radhe do të fillojë nga mesi i fushës, sepse ne nuk duhet të organizojmë mbrapa. E rëndësishme te ne është të thyejmë mesfushën e tyre dhe nisim aksionin, ku mund të shënojmë.
Ernest Muçi është aset sot. Ashtu siç ishte Armando Broja dikur. Duhet t’ia marrim këtë të mirë që ka sulmuesi i Trabzonspor. Si fitojmë në Poloni? Duhet parë Mehmeti në Angli.
Besojë se roli më kyç do të jetë sulmi. Pa diskutim Muçi duhet të jetë. Për mua Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi mund të zgjidhin ndeshjen kundrejt Polonisë. Mos të na shkojë në mendje se jemi më të fortë në planin teknik se polakët”.
(A2 Televizion)