Pesha mund të jetë problem, por klasi në këmbët e tij jeton ende. Ish-ylli i Manchester United dhe kombëtares angleze, Wayne Rooney ka dhuruar spektakël në Old Trafford, në ndeshjen që është zhvilluar mes legjendave të “Djajëve të Kuq” dhe Celtic.
Në një goditje nga 20 metra distancë, portieri i skocezëve Artur Boruc vetëm me sy mundi të shikonte topin e ta ndiqte teksa hynte në rrjetë, pasi “barku te goja” nuk e pengoi Rooney që të godiste mrekullisht.
???????????????????????????? Wayne Rooney, at 38 years old, scores Manchester United's first free-kick goal at Old Trafford in two years. ????????
— CentreGoals. (@centregoals) September 7, 2024
pic.twitter.com/8PPh6ckyad
Me golin nga goditja e lirë sulmuesi legjendar kaloi United në avantazh dhe ripohoi tezën e vjetër që those se “forma është e përkohshme, por klasi është i përjetshëm”.
Në fushë përkrah Rooney gjatë kësaj ndeshje zbritën edhe yje të tjerë të United si Carrick, Fletcher, Djemba-Djemba dhe Berbatov.
(A2 Televizion)