Real Madrid ka njoftuar se Trent Alexander-Arnold ka pësuar dëmtim në ndeshjen e Champions League kundër Olympique Marseille.
"Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së majtë. Në pritje të evolucionit", thuhet në raportin mjekësor.
Trent do të jetë jashtë për rreth gjashtë deri në tetë javë. Për më tepër, pezullimi i Carvajal kufizon opsionet e Xabi Alonsos për, të paktën, ndeshjen e ardhshme të Champions, kundër Kairat (e martë, 30 shtator, ora 18:45), shkruan A2.
"Do të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur, më i fortë se më parë", shkroi mbrojtësi anglezet në rrjetet sociale, pasi u bë e ditur shkalla e dëmtimit të tij. (A2 Televizion)