Luajti titullar me Kombëtaren, mbrojtësi huazohet në ligën e pestë angleze

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 14:33 | Futboll

Luajti titullar me Kombëtaren, mbrojtësi huazohet në ligën e

Maldini Kacurri, i cili debutoi si titullar me Kombëtaren në miqësoren ndaj Gjibraltarit, është huazuar nga Arsenali te Morecambe, në Angli.

Morecambe është pjesë e National League, ose ndryshe liga e pestë anglezem shkruan A2.

19-vjeçari u lavdërua nga trajneri i ri në deklaratën e prezantimit: “Është shumë mirë që Maldini ka vendosur të bashkohet me ne në formë huazimi. Falënderojmë Arsenalin për bashkëpunimin e tyre dhe për vendimin se Morecambe ishte vendi i duhur për Maldinin. Ne mendojmë se ai do të ketë një ndikim të menjëhershëm në lojën tonë”.

“Maldini është dikush që mund të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin e një sulmi, ndërkohë që është i fortë edhe në mbrojtje”, shtoi trajneri Ashvir Johal.

Luajti titullar me Kombëtaren, mbrojtësi huazohet në ligën e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos