Sot nisin dhe ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Botës. Sot në mbrëmje në fushë do të zbresë Fluminense përballë Chelsea-t.
Brazilianët që kanë qenë surpriza me e bukur e këtij edicioni. Fillimisht duke eliminuar Interin dhe më pas arabët e Al Hilal.
Edhe pse në letër Chelsea është shumë herë më i kushtueshëm se kundërshtari brazilian, ky i fundit nuk ka çfarë të humb dhe do të tentojë për të bërë surprizën për një biletë në finale. Eksperienca e disa lojtarëve me talentin e disa djemve të rinj, shkruan A2 CNN.
Kjo është skuadra e Fluminenses me në krye veteranin Thiago Silva. Për mbrojtësin brazilian, kjo ndeshje do të jetë dhe një sfidë me të kaluarën pasi ka qenë pjesë e Chelsea për katër sezone nga viti 2020 deri në 2024-n, përpara se të kthehej në vendlindje. Në anën tjetër Chelsea ka shansin që të prek finalen dhe më pas të provoj të bëj për vetë një trofe madhështor. Blutë në fazat me eliminim direkt, mposhtën Benfikën dhe Palmieras ndërsa tani sfida është dhe më e vështirë.
Sa i përket organikës së dy skuadrave, te brazilianët mungon Otavio dhe Martineli, ndërsa londinezët duhet të bëjnë llogaritë pa Mudryk dhe Fofana.
Dueli nis në orën 21:00, ndërsa të mërkurën do të luhet supersfida PSG-Real Madrid, gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të klubeve. (A2 Televizion)