Dy gola dhe 3 pikë, Inter fiton lehtë në San SIro

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 22:49 | Futboll

Dy gola dhe 3 pikë, Inter fiton lehtë në San SIro

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e së hënës mposhti Comon me rezultatin 2-0.

Në duelin e vlefshëm për javën e 17 të Serisë A, zikaltërit e mbyllën pjesën e parë 0-0, ndërsa golat e fitores i shënoi në fillim dhe në fund të pjesës së dytë, shkruan A2.

Fillimisht ishte Carlos Augusto, i cili në minutën e 48 zhbllokoi duelin, ndërkohë që për të “vulosur” shifrat mendoi Thuram në minutën e 92.  

Pas kësaj fitoreje, Inter e sheh veten në vendin e tretë, me 37 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të parë, që ka edhe një ndeshje më shumë se zikaltërit e Milanos.  

Në këtë ndeshje, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani nuk u aktivizua asnjë minutë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos