Juventusi triumfon me Monza-n, rigjen fitoren pas 4 barazimesh

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 10:12 | Futboll

Juventusi triumfon me Monza-n, rigjen fitoren pas 4 barazimesh

Juventus rigjen fitoren ne kampionat pas 4 barazimeve radhazi. Zonja e vjetër mposhti 2-1 Monzën në një ndeshje të vështirë por në fund siguroi tri pikët e arta. Ekipi nga Torino kaloi shpejt ne avantazh me McKennie që shënoi në minutën e 14-të. Megjithatë festa bardhezi nuk zgjati shumë me vendasit që barazuan tetë minuta më vonë.

Ekipi i Thiago Motës nuk u dorëzua dhe pak para fundit të pjesës së parë Gonzales riktheu në epërsi bardhezinjtë me gol që i siguroi tri pikë Juventusit. Edhe në fraksionin e dytë, miqtë kishin disa mundësi por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-2 me përmbysje kundër Empolit dhe rimerr kreun e Serie A. Miqtë shënuan pas 13 minutave lojë me Colombon, ndërsa bergamasakët përmbysën shifrat brenda pjesës së parë me De Ketelaere dhe Lookman. Asgjë nuk kishte mbaruar me kaq, Esposito barazoi shifrat derisa De Ketelaere me golin e tij hipotekoi tre pikët për ekipin e Gasperinit. Një sukses që rikthen në krye të Serie A, me 40 pikë, 2 më shumë se Napoli i vendit të dytë.

Më herët, Roma mposhti me rezultatin 5-0 Parmën, në një ndeshje ku fitorja për kryeqytetasit ishte detyrim pas shumë rezultateve negative të javëve të fundit. Dybala zhbllokoi takimin me penallti, ndërsa e mbylli ndeshjen me dy gola dhe asist. Paredes shënoi po ashtu me penallti, ndërsa golat e tjerë për ekipin e drejtuar nga Claudio Ranieri mbajtën firmën e Saelemakers dhe Dovbyk. Java e 17 mbyllet këtë të hënë më dy ndeshjet e fundit, Fiorentina që pret Udinesen, ndërsa Inter luan me Comon në San Siro.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos