Dinamo e mbyll vitin si kampione dimri

Nga Dea Kozma
23 Dhjetor 2024, 13:19 | Futboll

Dinamo e mbyll vitin si kampione dimri

Dinamo e mbyll vitin 2024 në vendin e parë në Superligë. Kryeqytetasit mundën 2-1 Egnatian, kampionen në fuqi, në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat.

Mandela kaloi në avantazh ekipin e Dajës ndërsa në të dytën Nani dyfishoi shifrat. Egnatia tentoi gjithçka në pjesën e dytë me Ndrecën që rihapi takimin por vetëm kaq nuk mjaftoi.

Blutë u mbrojtën deri në minutat e fundit dhe siguruan tre pikë e radhës si dhe titullin simbolik “kampionë të dimrit”.

Barazim pa gola u mbyll ndeshja tjetër në ''Niko Dovana'' mes Teutës dhe Bylisit. Pas javës së 19 kryeson Dinamo me 34 pikë, 1 më shumë se Partizani i vendit të dytë ndërsa më zonën e rënies nga kategoria mbeten Bylisi dhe Skënderbeu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos