Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

Nga A2 CNN
24 Shtator 2025, 08:03 | Futboll

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

Armando Broja luajti titullar mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kupës së Ligës angleze ndaj Cardiff, por nuk la shenjë në përballjen ku Burnley u mund 2-1 dhe u eliminua nga turneu.

Skuadra e sulmuesit shqiptar pësoi dy gola që në pjesën e parë nga ekipi i kategorisë së tretë, ndërsa Broja shpërdoroi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, shkruan A2.

Broja u zëvendësua në minutat e fundit të sfidës, duke humbur një shans të artë për të bindur trajnerin që ta aktivizojë titullar edhe në kampionat, aty ku ka luajtur me pikatore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos