
Milani është nisur sot drejt Arabisë Saudite, atje ku do të zhvillojë ndeshjet e Superkupës së Italisë.
Kuqezinjtë do përballen të enjten në gjysmëfinalen ndaj Napolit, shkruan A2.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk ka grumbulluar qendërsulmuesin Gimenez, por ka përfshirë në listë Leao dhe Fofana, të cilët gjithsesi mbeten në dyshim për shkak të problemeve fizike.
Trajneri i Milanit ka vendosur të plotësojë ekipin me futbollistë të Milan Futuro dhe Milan Primavera. Nga skuadra e dytë janë grumbulluar për Superkupën Maksimilian Ibrahimovic, djali i legjendës Zlatan Ibrahimovic, Dutu dhe Vladimirov, ndërsa nga ekipi i të rinjve i janë bashkuar Sala dhe Borsani. (A2 Televizion)