Milani dhuron spektakël ndaj Lecce-s, gjen Lazion në Kupën e Italisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 23:52 | Futboll

Milani dhuron spektakël ndaj Lecce-s, gjen Lazion në Kupën e

Milan dhuroi spektakël në Kupën e Italisë duke mposhtur Leccen 3-0 në “San Siro” dhe siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ve, ku do të përballet me Lazion. Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë që shfrytëzuan edhe avantazhin e një lojtari pwr gati 80 minuta.

Pjesa e parë nisi me raste të shumta për Milanin, ku Nkunku goditi një shtyllë me portën bosh, ndërsa pak çaste më vonë Siebert u ndëshkua me karton të kuq (18’). Vetëm dy minuta pas këtij episodi, Gimenez shënoi golin e parë pas asistit të Bartesaghit, duke i dhënë qetësi skuadrës së Allegrit. Një tjetër rast i madh erdhi nga Rabiot, por devijimi i tij përfundoi në traversë, shkruan A2 CNN.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kontrolluan totalisht lojën. Loftus-Cheek goditi përsëri shtyllën, por vetëm pak minuta më vonë Nkunku (51’) realizoi një kryevepër me një gjysmë roveshiatë të fuqishme, duke dyfishuar avantazhin. Spektakli u mbyll në minutën e 64-t, kur Pulisic shënoi golin e tretë pas një depërtimi personal.

Trajneri Allegri, edhe pse pa Leao e Jasharin dhe duke i lënë pushim disa titullarëve si Pulisic, Modric dhe Fofana, pa një skuadër solide dhe me shumë alternativa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos