Luis Enrique “feston” Topin e Artë… me humbje

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 08:54 | Futboll

Luis Enrique “feston” Topin e Artë… me humbje

PSG humbi 1-0 Klasiken e Francës me Marseille, në të njëjtën kohë kur po nderohej në ceremoninë e Topit të Artë.

Sfida duhej të luhej të dielën, por u shty për të hënën shkak të kushteve atmosferike, duke penguar lojtarët e PSG-së që të shkonin të gjithë në ceremonial, shkruan A2.

Gjithçka u vendos nga një gol i shpejtë i shënuar nga Aguerd në startin e ndeshjes, pas një dalje të gabuar të portierit Chevalier, që i dha mundësinë mbrojtësit të shënonte.

Kësisoj, PSG ndalet pas 4 fitoresh radhazi, duke mos u shkëputur në kryesim nga ndjekësit.

Luis Enrique, trajner i PSG, ishte në pankinë dhe e “festoi” me humbje titullin e trajnerit më të mirë të vitit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos