Bayern e nisi me fitore sezonin e ri pasi mundi 3-2 Wolfsburg në transfertë.
Pjesa e parë ishte e mirë për bavarezët, që shënuan me Musiala pas 20 minutash lojë, ndërsa në fillimin e të dytës, ekipi u çekulibrua tërësisht.
Dy golat e shpejtë të Maier ia vështirësuan detyrën rekordmenëve gjermanë, megjithatë asgjë nuk kishte mbaruar. Bavarezët nuk u dorëzuan dhe barazuan me një autogol të Kaminskit.
Për golin e përmbysjes mendoi Gnabri, që la firmën e tij dhe mbylli takimin me rezultatin final 3-2.
Televizioni A2 (A2 Televizion)