Futbolli në zi, vdes në moshën 76-vjeçare Sven Goran Eriksson

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 13:28 | Futboll

Futbolli në zi, vdes në moshën 76-vjeçare Sven Goran

Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i famshëm i Lazios dhe Anglisë, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Suedezi vuante nga kanceri në pankreas dhe kishte njoftuar para disa muajsh se nuk i kishte mbetur edhe shumë për të jetuar, siç raporton A2 CNN.

Në vitin 2001, Eriksson u bë trajneri i parë i huaj në historinë e Anglisë dhe drejtoi “brezin e artë” që përfshinte lojtarë si David Beckham, Steven Gerrard, Wayne Rooney apo Frank Lampard.

Detyrën si trajner të kombëtares angleze e la pas Botërorit të vitit 2006 dhe më pas drejtoi Meksikën dhe Bregun e Fildishtë.

Gjatë karrierës së tij, ai drejtoi edhe klube si Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio.

Për shkak të problemeve të tij shëndetësore, ai la detyrën e drejtorit sportiv në klubin suedez Karlstad në shkurt të vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos