Napoli është rikthyer te fitorja pasi shkatërroi 3-0 Bolonjën në shtëpi. Ekipi i Contes ishte dominues në fushë duke mos i lënë hapësira miqve.
Në pjesën e parë, napoletanët prodhuan shumë raste por goli që zhbllokoi rezultatin u shënua vetëm në shtesë, me Di Lorenzon që tundi rrjetën kundërshtare. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e thjeshtë për ekipin e Contes, që raelizoi dhe dy herë të tjera, fillimisht Kvaratskhelia dhe në fund Simeone mbyllën mbrëmjen spektakolare të Napolit me fitoren e pastër 3-0.
Surpriza kishte në “Olimpico”, aty ku Roma u mund 2-1 nga Empoli. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Gyasi ,ndërsa në të dytën Colombo dyfishoi shifrat. Roma ngushtoi diferencat 10 minuta nga fundi, por kaq ishte e pamjaftueshme për të marrë qoftë dhe një pikë.
Befasi kishte dhe në Torino, aty ku Atalanta u mund me rezultatin 2-1. Edhe pse të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Retegui, bergamaskët nuk e menaxhuan mirë rezultatin deri në fund.
Ilic barazoi takimin në të 31-ën dhe pas tij, në pjesën e dytë, Adams përmbysën rezultatin. Skuadra e Gasperinit pati mundësinë më të mirë në fund, por Mario Pasalic gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Televizioni A2 (A2 Televizion)