Napoli-Barcelona dhe Inter-Atletico Madrid janë dy supersfidat e fazës së 1/8-tave që dolën nga shorti i hedhur këtë të hënë në Nyon të Zvicrës.
Napoletanët gjejnë kështu një tjetër kundërshtar spanjoll këtë edicion, pas përballjes me Real Madrid në fazën e grupeve. Ndërsa zikaltrit “peshkuan” ndoshta kundërshtarin më të fortë të mundshëm në short.
Shorti u tregua bujar me kampionët në fuqi, Manchester City, që do të luajë kundër Copenhagen, edhe pse danezët në grupe arritën të eliminonin United.
Në sfidat e tjera, Paris SG do të ndeshet me Real Sociadad, Bayern Munchen do të ndeshet me Lazio-n, ndërsa Real Madrid me Leipzig. Arsenal do të ndeshet me Porton, ndërsa Borussia Dortmund to të përballet me PSV Eindhoven.
Ndeshjet
Porto - Arsenal
Napoli - Barcelona
Paris - Real Sociedad
Inter - Atlético de Madrid
PSV - Dortmund
Lazio - Bayern
Copenhagen - Man City
Leipzig - Real Madrid
Datat
Ndeshjet e vajtjes: 13/14/20/21 shkurt 2024
Ndeshjet e kthimit: 5/6/12/13 mars 2024 (A2 Televizion)