Edhe për "korrupsion", Agasi mbetet në qeli, SPAK i shton barrën e akuzave

Nga Armand Bajrami
28 Gusht 2026, 19:05 | Kronikë

Pas 8 muajsh në kërkim dhe dy netësh të kaluara në qelitë e Bllokut të Sigurisë, mëngjesin e së premtes, Ergys Agasi u shoqërua drejt Gjykatës së Posaçme.

Në përballjen e tij të parë me gjykatën, në pozitat e personit nën hetim, Agasi mohoi çdo dyshim dhe akuzë të ngritur nga SPAK. Por as argumentet e tij dhe as ato të avokatëve mbrojtës nuk bindën gjykatën për të dhënë një masë tjetër nga ajo e “arrestit në burg”, masë që u la në fuqi.

Gjatë seancës gjyqësore, e cila zgjati gati 7 orë, të dyshuarit Agasi iu komunikua edhe një akuzë e re, ajo e “korrupsionit”, të cilën avokati e interpretoi si pasiguri të SPAK.

I pyetur për qëndrimin e mbajtur nga Agasi në seancën me dyer të mbyllura, avokati sqaroi:

Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, në zbatim të një urdhër-arresti të firmosur ndaj tij më 15 dhjetor 2025.

Sipas SPAK, ai akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që manipulonte procedurat tenderuese në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos