Pas tre sezoneve me ulje-ngritje te Interi, Kristjan Asllani është larguar nga Milano për të shkuar në Torino, duke sjellë me vete shumë përvojë.
“Po kërkoja një projekt si ky”, deklaroi organizatori shqiptar për kanalin zyrtar të Torinos.
"Këtu, të gjithë besojnë tek unë. Ishte një zgjedhje e lehtë, edhe pse ditët e fundit të merkatos ishin stresuese. Gjeta një dhomë zhveshjeje të shëndetshme te Torino, me djem të mirë. Së bashku, mund të arrijmë gjëra të mëdha. Më pritën shumë ngrohtësisht. Jam një lojtar i mirë në goditjet e lira dhe dua të shënoj tre ose katër gola në sezon për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Asllani, shkruan A2.
Te Torino, futbollisti shqiptar shpreson të përcjellë atë që ka mësuar në të kaluarën.
“Empoli ishte një hap themelor në karrierë. Aty fitova kampionatin Primavera. Pastaj Interi më thirri dhe për një tifoz të zikaltërve si unë, ishte e pamundur të thoja jo. Të luaja me atë fanellë ishte e pabesueshme. Fituam kampionatin, që ishte ylli i dytë për klubin. Gjithashtu, u rrita si njeri dhe tani dua të jem për lojtarët e rinj të Torinos ashtu siç ishin Çalhanoglu dhe Barella për mua. Ata ishin dy shembuj brenda dhe jashtë fushës”, shtoi Asllani. (A2 Televizion)