Karriera si trajner profesionist e Davide Ancelottit, shkëputur nga rrugëtimi i babait të tij, do të fillojë në Brazil. Pasi e ka ndjekur të atin, Carlon, për një kohë të gjatë si asistent në stolat e Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid, ka ardhur koha që Davide, në moshën 35 vjeç, të bëjë hapin e parë dhe të bëhet trajner.
Ai do ta bëjë këtë në Brazil, ku i ati ka vendosur të përqafojë projektin e kombëtares së Seleçao në prag të Kupës së Botës që do të mbahet në Amerikë, Kanada dhe Meksikë verën e ardhshme.
I biri i Ancelottit ka pranuar ofertën e klubit legjendar brazilian Botafogo, duke u ulur në stolin e tyre, pasi kanë shkarkuar trajnerin Renato Paiva. Eliminimi në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube në derbin kundër Palmeiras nuk u prit mirë nga drejtuesit e Fogao, të cilët vendosën ta shkarkojnë trajnerin që mbërriti në Rio de Janeiro në shkurt.
Botafogo ka arritur një marrëveshje me federatën braziliane për të marrë dritën jeshile për një rol të dyfishtë për Davide Ancelottin, i cili kështu do të vijojë të mbetet edhe në stafin e Seleçao si asistent i Carlo Ancelottit.
Takimi debutues për Davide do të jetë derbi i Rios kundër Vasco da Gama, në Superligën e Brazilit. (A2 Televizion)