Kalendari i Kupës së Shqipërisë është publikuar të mërkurën.
Turneu i dytë për nga rëndësia në vend nis më 1 tetor, me turin paraeliminator. Më 15 tetor do të luhet raundi i 1/32-ve dhe çiftet janë mësuar deri në këtë fazë, shkruan A2.
Rrugëtimi për tetë klube të Superiores nis më 10 janar.
Shorti i radhës do të hidhet për çerekfinalet e këtij kompeticioni.
(A2 Televizion)