Komisioni i Disiplinës nuk i ka toleruar aspak ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar e veçanërisht skenën e shëmtuar të dhunës në kampionatin e 21 vjeçarëve mes Erzenit dhe Partizanit.
Ralf Cela, Frenki Shahaj, Danilo Bajraktari nga Partizani dhe Laert Sallaku, Klajvi Zeneli e Klauz Cergani për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë janë dënuar me 10 ndeshje pezullim nga çdo aktivitet sportiv.
Pas tensioneve të vazhdueshme në fushë, në përfundim të sfidës, lojtarët e dy skuadrat u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin ndërsa dy prej tyre përfunduan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. (A2 Televizion)