E bujshme! Italia mungon në Botërorin e tretë radhazi

Nga A2 CNN
31 Mars 2026, 23:36 | Futboll

E bujshme! Italia mungon në Botërorin e tretë radhazi

Tjetër dështim për Italinë! Të kaltrit u mposhtën me penallti nga Bosnja, duke munguar në Botërorin e tretë radhazi.

Kean kaloi në avantazh Italinë në minutën e 15, ndërsa Bastoni e la Italinë me 10 lojtarë në fund të pjesës së parë pas kartonit të kuq.

Bosnja dominoi ndeshjen dhe barazoi në minutën e 79, për ta mbyllur 90-minutëshin me rezultatin 1-1.

Ky rezultat nuk ndryshoi në shtesa, ndërkohë që në serinë e 11-metërshave Esposito dhe Cristante gabuan nga pika e bardhë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos