Vendoset data, ora dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
16 Prill 2024, 13:00 | Futboll

Vendoset data, ora dhe stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më datë 14 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare".

Ka qenë vetë faqja zyrtare që me anë të një postimi njoftoi tifozët. Aktualisht, në garë janë 4 skuadra dhe kur janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale, Kukësi është një hap larg finales së Kupës pasi fitoi 2-0 ndaj Tiranës, njësoj dhe Egnatia që mundi minimalisht Vllazninë në Rrogozhinë.

Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale që do të luhen më datë 24 prill. Tirana – Kukësi në orën 15:00 dhe Vllaznia – Egnatia në orën 18:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos