Skënder Gega largohet nga Partizani para nisjes së sezonit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 17:00 | Futboll

Skënder Gega largohet nga Partizani para nisjes së sezonit

Pas vetëm 5 muajsh në drejtim të klubit dhe pak javë para nisjes së sezonit të ri, Partizani dhe Skënder Gega ndërpresin bashkëpunimin.

Ka qenë vetë klubi që ka informuar tifozët se Gega ka dhënë dorëheqjen, shkruan A2 CNN.

“FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit. E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim”, shkruan klubi.

Sezonin e kaluar, Partizani arriti deri në “Final 4”, duke u eliminuar në ndeshjen e parë, kundër Egnatias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos