Liverpool zyrtarizon blerjen e radhës, mbi 80 milionë euro për sulmuesin francez

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 21:50 | Futboll

Liverpool zyrtarizon blerjen e radhës, mbi 80 milionë euro për

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike.

Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua 79 milionë paund nga "The Reds", shkruan A2.

23-vjeçari Ekitike u kërkua nga trajneri Arne Slot. Francezi kaloi testet mjekësore dhe firmosi kontratë 6-vjeçare me Liverpool.

Ai do t’i bashkohet ekipit në fazën përgatitor në Azi, por nuk pritet të luajë në ndeshjen e radhës miqësore, atë ndaj Milanit.

Ekitike është lojtari i pestë i transferuar gjatë verës nga klubi anglez, pas Florian Wirtz, Jeremy Frimpong, Milos Kerkez dhe Giorgi Mamardashvili, duke kaluar 290 milionë paund shpenzime nga kampionët e Anglisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos