Turi i dytë i Conference League, Vllaznia gati për Vikingur Reykjavik, në fushë Dinamo dhe Egnatia

Nga Dea Kozma
23 Korrik 2025, 15:33 | Futboll

Turi i dytë i Conference League, Vllaznia gati për Vikingur Reykjavik,

Këtë të enjte vëmendja do të jetë te ekipet shqiptare që luajnë në Conference League. Në Shkodër janë optimistë për një rezultat pozitiv ndaj gjigantëve islandez të Vikingur Rejkjavik.

Trajneri Edi Martini është me dhimbje koka pasi dy lojtarë të rëndësishëm në skuadër si Krymi dhe Qato ende janë në dyshim nëse do të jenë apo jo në dispozicion të skuadrës ndërsa pjesa tjetër është gati. Për teknikun shkodran, nuk ka justifikime, kuqeblutë do të japin më të mirën për një rezultat pozitiv në duelin që nis në orën 20:30 në Loro Boriçi.

“Kualifikimi ishte detyrim, iu them djemve “bravo ju qoftë për këtë dy ndeshje që bëtë dhe tani të vazhdojmë”. Kemi përballë nesër një ekip shumë të mirë fizikisht, jo më kot janë në vendin e parë në kampionat, para tre ditëve kishin një ndeshje me Valurin. Kanë ardhur që të hënën në Shkodër, gjë që tregon frikën e tyre karshi nesh, janë më favoritë se ne për ta kaluar turin, por ne do bëjmë maksimumin tonë për të kaluar përpara”, tha trajneri i Vllaznisë, Edi Martini.

“Normalisht ndeshje e rëndësishme, arritëm të kalojmë turin e parë. Me vështirësitë e veta, kthehemi në Shkodër dhe “Loro Boriçi”. Besoj edhe mbështetja e tifozëve do jetë shtysë më e madhe për ne dhe shpresoj t’ia dalim me sukses”, tha Bekim Balaj.

Në anën tjetër Egnatia përballet me Dinamo Minsk. Rrogozhinasit kanë synim vetëm kalimin më tej ndonëse përballë ekipit bjellorus janë inferior.

Rivalët kanë një eksperiencë më të madhe në arenën europiane megjithatë ekipi i Tetovës synon vetëm fitoren në ndeshjen e parë që do ta luajë në transfertë. Dinamo Minks-Egnatia do të luhet te enjten në orën 20:30

Dinamo rikthehet pas shumë vitesh në arenën europiane. Pasi kaloi direkt turin e parë, tani e pret Atletik Klub D’Eskaldes nga Andorra. Kryeqytetasit e Ilir Dajës në letër janë favoritë mirëpo në ndeshje të tilla një gabim mund ti kushtojë shumë. Ndeshja do të luhet këtë të enjte në orën 16:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos