Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, teksa katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të.
Pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje, sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij.
Sipas mediave britanike, Chelsea ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nicolas Jackson apo Axel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur. Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar – ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar – duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal.
Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan. Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Vitesse, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja. (A2 Televizion)