“Në fushë do të jetë skuadra më e mirë”. Kështu është shprehur disa herë trajneri Sylvinho në prag të ndeshjes me Serbinë.
Formacioni me 11 titullarët më të mirë pasi nuk ka vend për eksperimente. Me skemën e tij të preferuar 4-3-3, në portë i sigurt do të jetë Tomas Strakosha.
Nga krahët të konfirmuar janë, në të majtë, Mario Mitaj, ndërsa në të djathtë Elseid Hysaj. Edhe në qendër nuk ka dyshime me Gjimshitin dhe Ajetin, shkruan A2 CNN.
Mesfusha ka tre emrat Ramadani, Asllani dhe Shehu. Dilemat më të mëdha Sylvinho duket se i ka në sulm. Në anën e majtë të sulmit, nëse do të aktivizoje Arbër Hoxhën apo Nedim Bajramin, në anën e djathtë me shumë gjasa do të jetë Armando Broja, ndërsa në qendër dyshimet janë mes Manaj dhe Dakut, edhe pse tani më i avantazhuar duket futbollisti nga Lushnja.
Gjithçka vetëm për fitore. Morali te djemtë është i lartë dhe në ndeshje të mëdha, Shqipëria ka treguar se futet në fushë me një tjetër fytyre. Gjithçka mbetet për t’u parë të shtunën në mbrëmje në orën 20:45. (A2 Televizion)