6 fanellat e Leo Messit shiten për 7.8 milionë dollarë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 11:24 | Futboll
6 fanellat e Leo Messit shiten për 7.8 milionë dollarë

7.8 milionë dollarë për 6 fanellat e Leo Messit. Kjo është shifra marramendëse që arriti ankandi i bluzave të yllit argjentinas, ndonëse pritshmëritë ishin shumë herë më të mëdha.

Fanellat e veshura nga Messi në rrugëtimin e tij drejt Kupës së Botës Katar 2020, mendohej se mund të kalonin 10 milionë dollarë dhe të arrinin një rekord të ri sa i përket veshjeve të sportistëve, por nuk ka rezultuar kështu.

Asnjë nuk e kalon yllin e NBA, Michael Jordan, i cili shiti për 10.1 milionë dollarë, fanellën e vitit 1998.

Ankandi për 6 bluzat e Leo Messit u hap më 30 nëntor dhe u mbyll të enjten. Fituesi mori gjashtë fanellat e kombëtares argjentinase me numrin 10, të cilat siç raportohet janë veshur nga Messi pjesën e parë të finales, në gjysmëfinale, çerekfinale, në fazën e grupeve, si dhe dy ndeshje kualifikuese ndërsa bluza me të cilën Messi fitoi Kupën e Botës, nuk ishte pjesë e këtij koleksioni.

Sipas mediave spanjolle, një pjesë e madhe e 7.8 milionë dollarëve do të shkojë në ndihmë të fëmijëve në Spitalin Pediatrik në Barcelonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos