Partizani vetëm për fitore në Kukës, Egnatia përballë Dinamos

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2023, 11:21 | Futboll

Partizani vetëm për fitore në Kukës, Egnatia

Lufta për kreun në distancë mes Partizanit dhe Egnatias vijon. Java e 17 në Kategorinë Superiore është e ndarë në dy ditë.

Të shtunën Partizani udhëton në Kukës me objektivin e vetëm, fitore! Pas 5 barazimeve radhazi, të kuqtë kërkojnë të kthehen te suksesi dhe ndaj verilindorëve nuk ka justifikime.

Vlerësim maksimal për këtë takim, ka dhe trajneri i Partizanit Arbër Abilaliaj i cili theksoi se demat do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin.

Në anë tjetër, Egnatia përballet me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”. Kryeqytetasit në 5 ndeshjet e fundit, kanë humbur vetëm një dhe kanë treguar se nuk dorëzohen lehtë. 

Tri ndeshjet e tjera janë programuar të dielën me Klasiken e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia në “Air Albania”, Teuta luan me Erzenin, ndërsa Skënderbeu pret Laçin në shtëpi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos