
Autoritetet doganore kanë bllokuar mallra firme të falsifikuara në Portin e Durrësit. A2 CNN mëson se gjatë një kontrolli të detajuar në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
