Siguronte kokainë për lokalet e Tiranës, pranga të riut

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2025, 13:31 | Kronikë

Siguronte kokainë për lokalet e Tiranës, pranga të riut

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi siguronte kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet. Në operacionin policor të koduar “Night” u sekuestrua edhe një sasi kokaine e ndarë në doza e cila iu me vete të riut, në momentin e arrestimit.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë, në doza, kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Night”. Në kuadër të operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje”, njofton policia.

Siguronte kokainë për lokalet e Tiranës, pranga të riut

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos