Vrau Pjerin Xhuvanin në prill 2021, lirohet me kusht Arbër Paplekaj

Nga Elitjona Doko
18 Dhjetor 2025, 13:20 | Kronikë

Vrau Pjerin Xhuvanin në prill 2021, lirohet me kusht Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Arbër Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar dy ditë më parë.

Ndërkohë më 11 nëntor Arbër Paplekaj pati përfituar edhe 90 ditë ulje dënimi po nga kjo gjykatë, ulje që shtrihet në vitin e fundit të vuajtjes së dënimit.

Arbër Paplekaj, ish-efektiv i Forcave të Armatosura, po vuan aktualisht një dënim me burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan në prill të vitit 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ai u dënua përfundimisht me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit që ia uli dënimin pasi ndryshoi cilësimin e veprës penale nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje në kushtet e tronditjes psikike. Teksa ka vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit, mbrojtja e tij pati kërkuar përfitimin e lirimit me kusht, që në fillim të vjeshtës, po seancat për arsye të ndryshme qenë shtyrë ose nuk qenë zhvilluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos