Shoferi nuk ndjehet mirë, humb kontrollin e mjetit dhe përmbyset në mes të rrugës në Korçë

Nga Artin Halili
18 Dhjetor 2025, 13:05 | Kronikë

Shoferi nuk ndjehet mirë, humb kontrollin e mjetit dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë, ku një mjet tip Benz ka goditur një mjet tjetër të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës. A2 CNN raporton se aksidenti ka ndodhur brenda në qytet në afërsi të repartit të zjarrfikëses

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se brenda automjetit tip "Benz" ka qenë duke udhëtuar një çift bashkëshortësh, ku papritur drejtuesi i mjetit nuk është ndjerë mirë, duke humbur kështu edhe kontrollin e mjetit. Fatmirësisht, çifti ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa ambulanca ka bërë transportimin në urgjencë të dy personave të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos