Mesfushori i Napolit zbulon preferencat: Më pëlqejnë gratë më të mëdha

Nga A2 CNN
16 Tetor 2024, 17:47 | Futboll

Mesfushori i Napolit zbulon preferencat: Më pëlqejnë gratë

Stanislav Lobotka, i cili me Napolin deri tani po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Serinë A, ka folur për jetën e tij jashtë fushës së futbollit për mediat e vendlindjes së tij Sllovaki, duke zbuluar disa preferenca interesante sa u përket femrave. 

“Gjithmonë më kanë tërhequr gratë më të mëdha në moshë. Deri tani diferenca më e madhe e viteve nga marrëdhëniet që kam pasur është 17 vite më e madhe se unë”, rrëfen mesfushori i Napolit, përcjell A2 CNN.

29-vjeçari u pyet edhe për personazhin e famshëm të sagës "American Pie", atë që njihet si "mami i Stiflerit".

“Sa vjeç duhet të jetë tani ajo? Sepse nuk e di nëse mund ta ketë kaluar kufirin tim”, tha duke qeshur mesfushori sllovak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos