Janë përcaktuar ekipet të cilat do të shkojnë në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë, me një kalendar të paracaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për përballjet mes tyre.
Përballjet do të jenë shumë interesante në këtë tur, pasi ka përplasje mes ekipeve të Kategorisë së Parë, shkruan A2 CNN.
Janë 5 ndeshje të tilla, ku padyshim më interesantja është ajo mes Flamurtarit dhe Besës, dy ekipe të cilat janë rivale direkte për ngjitjen në elitë.
Ndeshjet e turit të dytë do të luhen më datë 20 nëntor dhe do të jenë me një takim me eliminim direkt.
Erzeni – Valbona
Elbasani – Iliria
Flamurtari – Besa
Apolonia – Burreli
Kukësi – Pogradeci
Bylis – Luzi 2008
Vora – Oriku
Korabi – Kastrioti. (A2 Televizion)