
Lamine Yamal dhe Erling Haaland në majën e futbollit botëror për nga vlera e tregut. Sipas listës së publikuar nga “Transfers”, dy yjet kanë një vlerë të përllogaritur prej 220 milionë eurosh, duke kryesuar renditjen e 10 lojtarëve më të vlefshëm në botë.
19-vjeçari i Barcelonës, Yamal, barazon kështu në vlerë 26-vjeçarin Haaland, ndërsa pas tyre renditet Kylian Mbappé, me 200 milionë euro.
Në vendin e katërt është Michael Olise, i Bayern Munichut, me 170 milionë euro, ndërsa Jude Bellingham vlerësohet 160 milionë.
Në top 10 janë edhe Pedri, me 150 milionë euro, ndërsa Vinicius Junior, Vitinha, Khvicha Kvaratskhelia dhe João Neves vlerësohen nga 140 milionë euro secili.
Një tjetër detaj interesant është dominimi i Barcelonës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germain në këtë renditje.
Treguesi i qartë është dhe ndryshimi i brezave në futboll: Yamal tashmë në të njëjtën lartësi me Haaland, ndërsa yje si Mbappé, Bellingham e Vinicius vazhdojnë të mbajnë vlera të larta ne tregun e lojtareve.
(A2 Televizion)