Paguan 5 milionë lekë të vjetra, Tirana rikthen tifozët bardheblu për duelin ndaj Elbasanit

Nga Dea Kozma
15 Shtator 2026, 10:52 | Futboll

Tirana do të ketë sërish mbështetjen e tifozëve në stadium, në sfidën e javës së pestë të kampionatit ndaj Elbasanit. Klubi bardheblu ka vendosur të paguajë gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra, duke shfrytëzuar mundësinë që i jep rregullorja për të shlyer gjysmën e pezullimit të vendosur nga Komisioni i Disiplinës.

Kështu, pas ndeshjes me Vorën, ku Tirana luajti pa praninë e tifozëve, mbështetësit bardheblu pritet të rikthehen në tribuna për një përballje të rëndësishme.

Sfida ndaj Elbasanit është programuar të luhet më 20 shtator, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një përballje që merr edhe më shumë rëndësi për të dyja skuadrat, pasi pas katër javësh, Elbasani ka grumbulluar 5 pikë, vetëm një më shumë se Tirana.

Në kryeqytet pritet rikthimi i atmosferës së tifozëve, ndërsa në fushë do të jetë një duel direkt mes dy skuadrave që kërkojnë të ngjiten në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos