Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Nga Armand Bajrami
15 Shtator 2026, 11:05 | Kronikë

Erion Veliaj do të mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO në lidhje me masën e sigurisë.

Vendimi ka qenë unanim. Tre anëtarët e Kolegjit kanë vlerësuar se Veliaj duhet të qëndrojë në burg.

Rigjykimi u bë sot në zbatim të vendimit të Kushtetueses, të majit 2026, që vlerësoi se Gjykata e Lartë nuk kishte arsyetuar se përse "arresti në burg" ishte e vetmja masë e përshtatshme dhe as proporcionalitetin e kësaj mase me funksionin e Veliajt si kryebashkiak.

Seanca në Gjykatën e Lartë nisi në orën 09:30 dhe u zhvillua në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos