Hap i madh në karrierë, Përndreca gati për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Dea Kozma
15 Shtator 2026, 10:48 | Futboll

Fabjan Përndreca ndryshon skuadër dhe kampionat. Mbrojtësi shqiptar, pas një vere të shkëlqyer me Dinamon, u rikthye te Bylisi, por nuk ishte aktivizuar me ballshiotët në javët e para të sezonit.

Arsyeja ishte pritja për një transferim jashtë Shqipërisë, i cili tashmë është konkretizuar. Sipas raportohet, Përndreca është transferuar te ittihad Kalba,  në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja është arritur për një shifër që raportohet të jetë rreth 600 mijë euro, duke u konsideruar një tjetër operacion i rëndësishëm financiar për Bylisin.

Përndreca bëri një paraqitje të mirë sezonin e kaluar me Dinamon, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe tashmë do të provojë një aventurë të re, këtë herë në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një transferim që i jep një tjetër dimension karrierës së mbrojtësit shqiptar, ndërsa për Bylisin, nëse shifra konfirmohet, ballshiotët mbushin arkat e tyre me të ardhura të rëndësishëm financiare në merkato. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos