Egnatia pësoi humbjen e parë të sezonit në Superligë, teksa u mposht 2-1 nga Elbasani në javën e katërt të kampionatit.
Verdheblutë bën një pjesë të parë të jashtëzakonshme. Nikaj zhbllokoi takimin në minutën e 41-të, ndërsa vetëm tre minuta më pas Egnatia reagoi me Jurgen Montenegro, që barazoi me kokë.
Por në shtesën e pjesës së parë, Nikaj shënoi sërish, duke i dhënë avantazhin Elbasanit. Në pjesën e dytë Egnatia kërkoi barazimin, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.
Me këtë rezultat, Egnatia mbetet me 9 pikë, në vendin e dytë, ndërsa Elbasani ngjitet në kuotën e 5 pikëve. (A2 Televizion)