Në Laç, vendasit mposhtën Vllazninë me rezultatin 2-0. Cena zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të, ndërsa Tarore vulosi fitoren në fund të takimit.
Një ndeshje e gjatë dhe me shumë tension, që përfundoi edhe me një karton të kuq për Mehmetin pas një situatë të tensionuar me tifozët e Laçit.
Për Vllazninë, kjo është një tjetër goditje në një start të vështirë të kampionatit, pasi shkodranët ende nuk kanë marrë fitoren e parë. Laçi, ndërkohë, rikthehet te suksesi dhe merr pikë të rëndësishme në klasifikim. (A2 Televizion)