Prag Liga e Kombeve, Seferi dhe Asani nuk ndalen, protagonistë me ekipet e tyre

Nga Dea Kozma
15 Shtator 2026, 11:40 | Futboll

Dy gola, dy sulmues dhe një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Taulant Seferi është në një formë të jashtëzakonshme. Sulmuesi shqiptar shënoi dopietë për Kayserisporin në fitoren 4-0 ndaj Istanbulsporit, duke e çuar në 7 numrin e golave këtë sezon. Seferi realizoi dy herë në pjesën e dytë dhe mori edhe një vlerësim 9.0 për paraqitjen e tij.

Por përgjigjja erdhi edhe nga Koreja e Jugut. Jasir Asani gjeti rrugën e rrjetës për Gwangju-n, në një ndeshje ku skuadra e tij u mposht 3-2 nga Gangwon. Pavarësisht humbjes, goli i Asanit është një sinjal pozitiv për sulmuesin kuqezi.

Pra, në një moment kur Shqipëria po përgatitet për sfidat e radhës, dy nga alternativat ofensive të kuqezinjve vijnë me moralin lart dhe me golin në këmbë.

Seferi po shënon rregullisht në Turqi, ndërsa Asani vazhdon të jetë protagonist në Azi. Tani mbetet që këtë formë të mirë ta transferojnë edhe me fanellën kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos