Menjëherë pas zyrtarizimit të Sylvinho-s në krye të kombëtares shqiptare, ka reaguar dhe presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare, ai theksoi se Projekti i nisur me trajnerin brazilian dhe stafin e tij, Zabaleta e Doriva, nuk mund të ndalej.
''Në asnjë moment nuk kemi pasur dyshime për vazhdimësinë dhe tani edhe e kemi konkretizuar me hedhjen e firmës mbi kontratë, deri në dhjetor të vitit 2025. Tani e gjithë vëmendja është për të shkuar për herë të parë në Kupën e Botës”, tha mes të tjerash numri një 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. (A2 Televizion)