Egnatia rikthehet të luajë në shtëpi për ndeshjet në arenën europiane. Në prag të takimit, tifozët e Rrogozhinës kanë marrë një lajm të shkëlqyer pasi siç bëhet e ditur, ndeshjen e kthimit me Vikingurin, e vlefshme për turin e dytë kualifikues në Konferenc League, është rënë dakord që të luhet në shtëpinë e tyre, “Arena Egnatia”.
Problemi i vetëm për ekipin e Tetovës është se duhet të luajë në një orar diellor, pasi stadiumi nuk ka sistem ndriçimi.
Nga ana tjetër, “Elbasan Arena” do të presë Partizanin në ndeshjen e kthimit, që luan me gjeorgjianët e Iberias në orën 20:00. (A2 Televizion)