Egnatia dënohet me 10 mijë euro gjobë si dhe një ndeshje me dyer të mbyllura. UEFA nuk i ka toleruar aspak sjelljet e tifozëve në ndeshjen e fundit të Egnatias përballë Borak Banjës në stadiumin “Elbasan Arena”.
Sipas saj, tifozët shqiptarë gjatë gjithë kohës, bënin thirrje kundër serbëve duke bërë që ndeshje dhe të ndërpritej për pak minuta.
Megjithatë vendimi për mbylljen e stadiumit do të hyjë në fuqi nëse përsëriten incidente të ngjashme brenda një periudhe dyvjeçare.
Edhe Vllaznia është dënuar për shkak të incidenteve në tribuna pas ndeshjes së luajtur kundër Valur në Islandë. Ata do të luajnë pa tifozë në ndeshjen e radhës në Europë, vetëm nëse ky veprim përsëritet brenda dy vitesh. (A2 Televizion)