Edi Rama përkrah Florentino Perez, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 21:28 | Futboll

Edi Rama përkrah Florentino Perez, ndjek ndeshjen Real Madrid-Villarreal

Kryeministri Edi Rama është parë mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Kreu i qeverisë ishte përkrah Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, duke ndjekur ndeshjen që madrilenët luajnë ndaj Villarreal, të vlefshme për kampionatin spanjoll të futbollit.

Kreu i qeverisë shqiptare, me një postim në Facebook, zbuloi qëllimin e vizitës në kryeqytetin spanjoll.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkruan Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos