Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 12:39 | Futboll

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

Telenovelës “Asllani” i ka ardhur fundi. Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit është prezantuar këtë të hënë përmes postimeve në rrjetet sociale, si lojtari më i ri i Torinos.

Elbasanasi u transferua nga Interi te klubi “Granata” në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.

Pas tre sezoneve në Milano, ku plotësoi ëndrrën e fëmijërisë për t’u veshur zikaltër dhe fitoi Seria A me Interin, Asllani ka nënshkruar kontratën e re që e lidh me Torinon nga e enjtja.

Torino prezanton zyrtarisht Asllanin, por nuk luan ndaj Interit

Marrëveshja e transferimit u zyrtarizua sot nga Torino për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit. Klubi zikaltër dërgoi me vonesë në Torino dokumentet e nevojshme për të kompletuar regjistrimin e mesfushorit organizator të lindur në vitin 2002, në mënyrë që ai të mos grumbullohej për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër ish-ekipit të tij.

Asllani është përforcimi i shtatë i klubit të Torinos dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Aboukhlal, Israel, Simeone por edhe shoku i tij te kombëtarja, gjigandi i mbrojtjes Ardian Ismajli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos