
Dy të plagosur në aksidentin e ndodhur para pak minutash në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet tip "SKODA" ka dalë nga rruga duke përfunduar në anë të rrugës e me pas duke u përplasur me një pemë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të plagosurit po marrin ndihmën e parë mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2 CNN.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)