Paketoi kallashnikovin në valixhe gati për shitje, në pranga 24-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2025, 10:19 | Kronikë

Paketoi kallashnikovin në valixhe gati për shitje, në pranga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Luggage”, në kuadër të goditjes së posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit.

Si rezultat i punës operative dhe informacionit të siguruar në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndërhynë në mënyrë të menjëhershme dhe kapën në flagrancë, në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”, shtetasin:H. M., 24 vjeç, banues në Bathore.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se i riu transportonte në një valixhe udhëtimi një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, e cila dyshohet se do të shitej, shkruan A2 CNN.

Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 24-vjeçari u vu në pranga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos